Egjipt, zbulohen në Luxor dy varre që i përkasin 3500 viteve më parë

Dy varre të rinj egjiptian janë zbuluar në Luxor, që i përkasin 3500 viteve më parë. Varret janë gjetur që në 1990 nga një arkeolog gjerman, por askush deri më sot nuk kishte hyrë brenda.

Ministria për antikitetin ka financuar një grup arkeologësh, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme.

“Me të vërtetë është një ditë e jashtëzakonshme”, ka thënë ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani.

“E kemi ditur se ekzistojnë varreza private, mirëpo kjo është hera e parë që i kemi identifikuar ato”

Në brendësi të varrit gjendeshin maska prej qeramike, një koleksion prej më shumë se 400 statujash dhe një mumie që i përkiste një funksionari të lartë të asaj kohe.
/BalkanWeb