Braimllari: Rama bën show në Shkodër. Asnjë ministër te të përmbyturit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar sot për aktivitetet e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës.

Në një reagim në Facebook, Braimllari shprehet se qëndrimet e kryeministrit ishin pjesë e spektaklit qeveritarë, ndërkohë që asnjë ministër nuk ka qenë afër qytetarëve që vuajnë pasojat e përmbytjeve.

“Kryeministri bën show në Shkodër ndërkohë në zonat e përmbytura asnjë ministër për të përkrahur banorët të cilët në këto ditë të ftohta dimri kanë mbetur pa asnjë shpresë. Kjo është një qeveri e papërgjegjshme dhe nuk mbron interesat e qytetarëve. Interesi i kësaj qeverie është trafiku i lëndëve narkotike”,- shprehet Endrit Braimllari.