Lista/ Kush lobon në emër të Shqipërisë në Bruksel…

Dy kryeqendrat botërore për lobing (mbrojtje interesash) ndërkombëtar janë Uashingtoni dhe Brukseli sepse janë kryeqytete që lëvizin forca pushtetesh dhe krijojnë raporte forcash. Të bësh lobim në ShBA është e ligjëruar dhe (sidomos) të huajt që kërkojnë shërbime lobimi janë të detyruar të regjistrohet në institucionin e posaçëm amerikan të themeluar në 1938, FARA, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Në SHBA, Departamenti i Drejtësisë në 2007 njoftoi se kishte afërsisht 1,700 lobistë që përfaqësonin më shumë se 100 vende para Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë Federale, mes tyre edhe nga Shqipëria, raporton faktor.al.

Edhe në organet vendim marrëse të Bashkimit Evropian, aty ku rregullohet veprimtaria e shteteve anëtare që kanë ndarë bashkërisht sovranitetin, kanë një regjistër të kompanive, organizatave, ose individëve që lobojnë për shtete, kompani private apo shoqata në institucionet e Brukselit.

Shifrat e lobimit pranë institucioneve të BE janë të mëdha pasi bëhet fjalë për 10 mijë organizata që kërkojnë të ndikojnë për hir të interesave të tyre procesin legjislativ në Europë, raporton faktor.al

Faktor.al mëson se, mes lobuesve ka edhe organizata jo të vendeve anëtare, biles dhe shqiptare, që regjistrohen pranë BE për të qenë sa më të informuar dhe dëgjuar nga institucionet evropiane për cështjet që kanë lidhje me Shqipërinë.

Lista e kompanive dhe organizatave

1. Vlora Regional Development Agency Foundation

2. Albanian-American Development Foundation

3. Hellenic Telecommuncations S.A.

4. The South – East Europe Change Net Foundation

5. Trans Adriatic Pipeline

6. Association of Mediterranean Energy Regulators

7. European Federation of Communities of Sant’Egidio

8. European Straits Initiative

9. Prepare Partnership for Rural Europe

10. SC Safetech Innovations SRL

11. South East European Centre for Entrepreneurial Learning

12. The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

13. Unione Camere Esperti Europei

14. Universita’ Degli Studi di Trieste

15. Young Entrepreneurs for Europe

Image