Rama poston video me helikopter: Uroj të dalim faqebardhë

Forcat e Armatosura kanë qenë në gatishmëri për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet. Për të falenderuar FA, kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka postuar një video nga operacioni i shpëtimit të banorëve të rrezikuar nga përmbytjet.

Në video duken efektivët e Forcave të Armatosura që shpëtojnë qytetarët e rrezikuar.

MIRËMËNGJES 🙂 dhe me këtë imazh krenarie kombëtare për Forcat e Armatosura, uroj që t’ia dalim faqebardhë deri në fund përballimit të një situate tejet kritike si kjo që po kalojmë”,-shkruan Rama në facebook.