Bilanci/ 3193 banesa të përmbytura, në 49 shkolla nuk do fillojë mësimi

Komiteti i Emergjencave Civile ka filluar të bëjë edhe bilancet e para të dëmeve nga përmbytjet në dy ditët e fundit.

Këshilltari i kryeministrit Rama, Sandër Llleshi bëri një përmbledhje të situatës. Ai tha se gjithësej janë 507 familje të evakuuara, 1594 persona të shpëtuar. Japë përmbytur 3193 banesa dhe 40 biznese, ndërsa sipërfaqja nën ujë është 7874 ha.

Ndërsa janë edhe 49 shkolla të cilat nuk do të fillojnë mësimin ditën e hënë.

Sander Lleshi: Kemi 507 familje të evakuuara dhe 1594 persona që janë shpëtuar. Ka pasur me dhjetëra episode gjatë natës ku janë shpëtuar në kushte ekstreme, madje janë shpëtuar edhe kafshë. Rrugët janë kryesisht të lira, ka problematika me urat, por arteriet kryesore janë funksionale.

Sa i përket banesave ka një numër të konsiderueshme banesash të përmbytura rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, një sipërfaqe prej 7874 ha nën ujë, ose e përmbytur.

Nr i shkollave që janë dëmtuar dhe që nuk premtojnë fillimin e mësimit nëmomentin që do fillojë mësimi janë 49.