Tentoi ta fshehë, por zbulohet, Jonida Vokshi sot bëhet nuse!

Është ndër femrat më të ëmbla të ekranit, e kështu është cilësuar që nga daljet e para skenike

Fjala është për Jonida Vokshin, e cila po bën ‘namin’ me emisionin e saj më të ri, e kjo nënkuptohet që përmes pamjes së saj vërtetë rrezatuese dita-ditës.

Vëmendja mediale, nuk ikë prej saj thuajse asnjëherë pikërisht falë ëmbëlsisë që transmeton, por ditëve të fundit kishte një arsye tjetër, shkruan Kosovarja.

Detajet rreth privatësisë së saj, e bën të jetë në qendër të medieve, meqë u mësua se tashmë është një mashkull në jetën e saj dhe gjithçka mbeti aty. E kush do e mendonte kaq shpejt Jonidën si një nuse në vellon e bardhë?

Këtë e tregoi vetë moderatorja, përmes këtij imazhi, teksa duket e mahnitshme, tipike një nuse siç do e ëndërronin shumë meshkuj.

Image