Rusët kanë gisht te Brexit; Ndikimi në opinion me profile në Twitter

Ne foto: Vladimir Putin

Zgjedhjet presidenciale amerikane nuk ishin rasti i parë kur Rusia përdori rrjetet sociale dhe lajmet e rreme për të ndërhyrë ne demokracitë perëndimore.

Sipas britanikes ‘The Times’ llogaritë ruse në Twitter ishin hiperaktive edhe në prag të referendumit për Brexit duke u bërë thirrje qytetarëve të votonin pro shkëputjes nga BE.
Njoftimi vjen një ditë pasi kryeministrja britanike Theresa May, kritikoi publikisht Rusinë se po shkaktonte mosmarrëveshje në perëndim, përmes lajmeve të rreme dhe fushatave përçarëse në mediat sociale.
“Ne e dimë se çfarë po bëni, por nuk do të kenë sukses’-tha një ditë më parë May, në një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin rus Vladimir Putin. ‘The Times’ citon një hulumtim të përbashkët të Universitetit të Kalifornisë në Berkley dhe Universitetit të Swansea në Uells, që zbuloi se rreth 150 mijë profile në Twitter me bazë në Rusi, që në të shkuarën ishin përqendruar kryesisht në çështje të tilla si mbështetja e Rusisë për rebelet në Ukrainë, apo aneksimi i Krimesë, e kthyen vëmendjen nga Brexit në ditët që paraprinë votimin e 2016-tës.
Aktiviteti arriti kulmin rreth 23 qershorit, ditës së votimit, kur 45 mijë mesazhe u postuan brenda 48 orëve. Ato ranë pranë zeros gati menjëherë pas referendumit.