Gjermania supersticioze, fanella të ngjashme me ato të vitit 1990 për të fituar Botërorin në Rusi

Kompania e veshjeve sportive Adidas që është edhe sponsori teknik i Gjermanisë, ka zbuluar fanellat e reja që Kombëtarja e pancerave do t’i mbajë veshur në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Të frymëzuar nga suksesi i Gjermanisë Perëndimore në Botërorin e zhvilluar në Itali në vitin e largët 1990, “Die Manschaft” ka zgjedhur fanella shumë të ngjashme, pse jo për të patur fat dhe për të tentuar të mbrojë titullin e fituar në Brazil, në kompeticionin që do të zhvillohet në Rusi, verën e ardhshme.

Nga lojtarët e përzgjedhur për të pozuar fanellat e reja binin në sy emrat e mëdhenj si Toni Kroos, Mesut Ozil, Mats Hummels, Thomas Muller e Julian Draxler.

Image