Balla mbron Tahirin: Nuk dënohesh me thashetheme gazetash

Taulant Balla

Kreu i grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri që t’i hapet më pas rrugë arrestimit të tij. Në një deklaratë për gazetarët Balla theksoi se qeveria është pro drejtësisë, por me prova dhe jo thashetheme.

“Ne jemi pro Drejtësisë! Drejtësi për këdo. Drejtësi deri në fund. Vetëm me prova, jo me thashetheme gazetash”, tha ai. Ndërkohë, ditën e sotme 3 prokurorët e paraqitur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, nuk paraqitën asnjë provë përveç përgjimeve të dala në mediat italiane dhe më pas ato shqiptare ku trafikantë të grupit Habilaj implikojnë edhe emrin e ish-ministrit.

Sipas prokurorëve, provat e tjera që disponojnë janë sekret hetimor dhe se nuk duhet të bëhen publike për mediat.