Ja kush është portieri më i mirë në botë

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino beson se Hugo Lloris e tregoi veten se është një ndër portierët më të mirë në botë pasi Tottenhami barazoi 1-1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Gjithë vëmendja në ndërtimin e ndeshjes ishte në Harry Kane dhe në betejën e tij me Cristiano Ronaldo, por ishte Lloris me pritjet e tij spektakolare ishte nj ndër më të mirët në fushën e lojës.

 “Unë mendoj se Hugo ishte fantastik. Performanca e Hugo është ajo që meriton lëvdata nga të gjithë. Njëherë  në Premier League unë ju thashë se Hugo Lloris është një nga më të mirët dhe sot ju keni kuptuar pse unë ju thashë shumë herë Hugo Lloris është një nga më të mirët në botë”, tha Pochettino.

Image