Felaj: Agjentët e SHBA nuk cënojnë sovranitetin. Janë 60 mln euro të dyshimta që janë bllokuar

Ermonela Felaj

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë u shpreh se Vettingu është thembra e akilit për reformën në drejtësi, trupat e vetingut kanë filluar të plotësohen dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna reale.

Felaj u shpreh se janë bllokuar 60 mln euro transaksione të dyshimta nga gjyqtarët dhe prokurorët

“Agjentët e huaj që do vijnë në Shqipëri nuk cënojnë sovranitetin.

Çështja e kërkimit të agjentëve të huaj është një çështje që nuk ndodh vetëm në shqipëri, natyra e hetimit është transnacional dhe prandaj janë thirrur agjentët e huaj, u shpreh Ermonela Felaj.