Rekorde kriminale?Ja formularët e dekriminalizimit të 2 deputetëve

Partia Demokratike akuzoi ditën e sotme dy deputetët, Aqif Rakipin e PDIU, dhe Gjetan Gjetanin e PS, se janë me të shkuar kriminale në Itali. PD i bëri thirrje Prokurorisë të verifikonte të dhënat e plota të formularëve të vetëdeklarimit të dy deputetëve.

Por, në formularët e dekriminalizimit, të dorëzuar nga vetë deputetët Rakipi e Gjetani, rezulton se dy deputetët nuk janë të dënuar dhe as në kërkim nga autoritetet e huaja apo ato shqiptare.

Në pyetjen nëse ka jetuar jashtë shtetit për më shumë se një muaj, deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, i është përgjigjur pozitivisht, por nuk ka asnjë të dhënë tjetër që ai të jetë person me precedent penal, siç pretendon PD. Që të dy deputetët i janë përgjigjur me “jo” pyetjes nëse janë dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.


(Formulari i dekriminalizimit i deputetit të PDIU, Aqif Rakipi)


 (Formulari i dekriminalizimit i deputetit të PS, Gjetan Gjetani)