Rezarta Shkurta dedikim të veçantë: Ti je mrekullia ime!

Këngëtarja e njohur shqiptare Rezarta Shkurta i është kthyer në retrospektivë jetës së saj  duke kujtuar  fëmijërinë  dhe më pas të qenurit nënë. Pasi ka përmendur arritjet dhe sakrificën  për  të ecur përpara në karrierën e  saj, Rezarta ka përmendur dhe  momentin më të bukur të jetës, atë të qenurit nënë e një vajze si kjo vogëlushe në foto.

Rezarta së bashku me vajzën e saj kanë realizuar një set interesant fotografik për kompaninë që këngëtarja menaxhon.

Kur i kthehem ne retrospektive jetes time, kujtoj me kënaqësi fëmijërine të mbushur me aq shumë prapllëqe, por në të njëjtën kohë me aq shumë lumturi. Më pas adoleshenca qe përtej shoqërive e dashuriçkave të moshës kryesonte ambicja. Një ambicje që do më shoqëronte gjatë për të bërë ëndrrat e mia realitet. 

Nuk vonoj gjatë por ama me shumë punë unë isha ajo që ëndërroja. Në një vend të vogël të varfër e të pa organizuar në fushën e artit si Shqiperia, me forcat e mia e ardhur nga një qytet tjetër dhe jo e lindur në kryeqytet (kush e ka provuar e di çdo të thotë) vura gurin e parë të emrit Rezarta Shkurta.

Dikur më dukej sikur kisha kapur qiellin me dorë. Por sot më duket asgjë! Vetëm kur u bëra nënë kuptova se kjo ishte mrekullia, kjo ishte arritja më e madhe që mund të arrij gjithsecili nga ne.Dhe çdo problem minimizohet para kesaj mrekullie që është frymezimi më i madh për të bërë gjëra të mëdha, dhe për të çuar Hera Company aty ku unë synoj. Kemi hapa galopante për të bërë, personalisht mendoj se jam tek shkalla e parë”, ka shkruar Rezarta në postimin e  saj në  Instagram.