VIDEO – FOTO/ I riu shqiptar përfshihet në aksidentin me vdekje

Një i ri shqiptar u përfshi në një aksident tragjik në Greqi, duke mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës në Varkiza, teksa një automjet ka fluturuar në ajër duke u kthyer përmbys në mes të asfaltit për shkak të shpejtësisë tejet të lartë, raportojnë mediat helene.

Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin e mjetit, një 22 vjeçar grek, i cili humbi jetën menjëherë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 24 vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), i cili ka përfunduar në spitalin e Asclepieion të Voulas.

“Protothema” shkruan se të rinjtë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima ka përfunduar jashtë asfaltit pa shenja jete.

Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në zonë.