Teoritë e frikshme, ekspertët: Ja si do të vdesë njerëzimi, janë 3 kërcënime

Një grup i fituesve të “Çmimeve Nobel”, kanë dhënë teoritë e tyre për mënyrën se si do të përfundojë bota dhe sipas tyre, e ardhmja duket e zymtë.

Rreth 50 fitues që përfaqësojnë një të katërtën e fituesve të “Çmimeve Nobel” për nga kimia, fizika, fiziologjia, mjekësia dhe ekonomia, morën pjesë në një sondazh për të dhënë teoritë e tyre se si do të humbasë njerëzimi. Pak më shumë se një e treta besojnë se mbipopullimi ose degradimi i mjedisit është kërcënimi më i madh për njerëzimin.

Kur popullsia e botës po rritet me shpejtësi, ekspertët besojnë se do të ketë një efekt të dëmshëm në mjedis dhe kërkesa për ushqim do të jetë shumë e lartë se sa e paqëndrueshme.

Njëri prej tyre i tha “Times High Education” se: “Ndryshimi i klimës, sigurimi i ushqimit dhe i ujit për popullsinë që është në rritje globale … janë problemet serioze me të cilat do të përballet njerëzimi”. Më tej ai shtoi edhe se: “Shkenca e ka të nevojshme për të adresuar këto probleme dhe gjithashtu për të edukuar publikun për të krijuar vullnetin politik për ti zgjidhur këto çështje”.

Kërcënimi i dytë më i madh është lufta bërthamore. 23 përqind e tyre besojnë se bota do të përfundojë në këtë mënyrë. Një fitues nga Gjermania tha se “regjimet populiste në posedim të armëve bërthamore” mund të çojnë në rënien e njerëzimit.

Ndërsa të tjerë besojnë se një sëmundje infektive mund të zhduk njerëzimin. Njëri prej tyre u shpreh se beson se droga është kërcënimi më i madh për njerëzimin, por ka edhe nga ata që besojnë se rrjetet sociale do të na vrasin të gjithëve.

Një mënyrë për të siguruar mbijetesën e njerëzimit është kolonizimi i planeve të tjera. Shefi i SpaceX Elon Musk ka përsëritur vazhdimisht dëshirën e tij për të marrë njerëzit në Mars, dhe ekspertët besojnë se kjo do të lejojë njerëzit të jetojnë.

Një nga laureatët tha: “Politika e sigurimit përfundimtar është ta bëjë njerëzimin një specie multiplanetike. Dhe shkenca natyrisht ka një rol të madh për të luajtur në këtë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla