Një 50 vjeçar gjendet i vdekur në një pyll pasi kishte bërë seks

Një 50 vjeçar ka vdekur dhe një grua është gjetur e pavetëdijshme në një festival seksit që është mbajtur në një vend pyjor pranë Tunbridge Wells.

Policët arritën në vendin e ngjarjes menjëherë pas orës 6 të mëngjesit, ku gjetën një çift, njeri prej tyre i vdekur dhe ky rast u quajt si diçka e “pashpjeguar” deri më tani.

Rreth 200 vetë pritej të merrnin pjesë në “Flamefest”, të mbajtur pyllin e Kent’it, në të cilën bileta kushton 600 funta, raporton “The Sun”.

Një zëdhënës i policisë së Kentit tha: “Policia e Kentit po bën hetime për të përcaktuar rrethanat që rrethojnë një vdekje të pashpjeguar në Tunbridge Wells”.

“Patrullat dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, ku një njeri u gjet i vdekur”, u shpreh ai.

“Vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme në këtë fazë të hetimeve”, tha me fjalë të tjera nga zëdhënësi i policisë.

“Përveç kësaj, edhe gruaja e cila u gjet e pavetëdijshme mori trajtim mjekësor dhe u dërgua në një spital lokal”, theksoi ai.