Zyrtare: Barcelona largon një lojtar

Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka huazuar për dy sezone mbrojtësin Marlon Santos te Nice.

Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Nice për huazimin dy vjeçar të qendërmbrojtësit, Marlon Santos.

“Barcelona dhe Nise kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Marlon Santos. 21 vjeçari është huazuar për dy sezone 2017/18 dhe 2018/19”, thuhet në njoftimin zyrtar, ku shtohet se “Barcelona ka opsion që ta kthej lojtarin pas sezonit të parë”.