Urdhri i Çakos, 14 rregullat e reja për të udhëtuarit drejt BE-së

Përgjatë vitit 2016, shqiptarët shënuan rekord me kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian. Mbi frikën e një fluksi të dytë, duke vlerësuar edhe se fenomeni i azilkërkimit të shtetasve shqiptare është një shqetësim i madh që rrezikon lëvizjen e lirë, me qëllim forcimin e kontrollit në dalje nga kufiri shtetëror, prej datës 1 gusht qarkullon një urdhër i firmosur nga kreu i policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky udhër përmban 14 rekomandime, të cilat duhet të zbatohen nga të gjthë punonjësit e drejtorisë së kufirit që kanë në kompetencë për të kontrolluar daljet e shtetasve shqiptarë jashtë territorit tonë. “Në dalje të kufirit shtetëror të forcohet kontrolli i shtetasve që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet Shengen/BE-së duke kryer verifikime dhe intervistime të detajuara si: adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë; ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit); biletë rezervimi për kthimin si dhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit”, thuhet në urdhër.

Rregullat

Urdhri parashikon se të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen do të pyeten për: “Adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë; Ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit); Biletë rezervimi për kthimin; Mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit”. Mësohet se nëse udhëtarët nuk plotësojnë një nga këto 4 kushte, atëherë policia kufitare shqiptare do t’ju kthejë mbrapsht dhe nuk do ti lejojë të udhëtojnë. Shkak i këtij urdhri të Çakos është numri i lartë i azilantëve, jo vetëm në Gjermani por edhe në Francë.

Agjensitë turistike

Pjesë e rregullave për të udhëtuarit në zonat Shenge, pjesë e kontrolleve do të jenë edhe agjensitë turistike, me të cilat fare lehtë kushdo mund ti përdorë për qëllim azili. Por që prej nisjes së zbatimit të këtij urdhri, mësohet se në aeroportin “Nënë Tereza” ka patur pakënaqësi nga shtetasit shqiptarë që dalin jashtë kufirit, të cilët në disa raste i janë drejtuar policisë së shtetit për të kryer denoncime. Gjithsesi ky urdhër sensibilizimi për shqiptarët vjen në një moment kur Franca prej rreth një muaji ka ngritur shqetësimin e shtimit të numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në këtë shtet. Pak ditë më parë për këtë çështje në Francë ka qenë Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili është takuar me Minstrin e jashtëm francez, ku çështja e emigracionit dhe kërkesat për azil kanë qenë në fokus të diskutimeve.