Pse nuk duhet përdorur tharesja e flokëve në dhomën e hotelit?

Një dhomë hoteli ju ofron disa shërbime. Zakonisht njerëzit fokusohen më shumë tek peshqirët dhe çarçafët, duke kërkuar që të jenë sa më të pastër. Natyrisht ka edhe objekte të tjera që ofrohen në shërbim, apo ndoshta keni edhe një minibar në dhomë. Në disa raste mund të gjeni edhe tharësen e flokëve.

Nga një investigim i bërë nga rrjeti televiziv amerikan “ABC News” rezulton se tharësja e flokëve përmban më së shumti mikrobe. Ato janë më të infektuarat me mikrobe, ndoshta edhe më shumë se sa një tualet i ndotur.

Sipas studiuesve të këtij rasti, tharësja e flokëve qëndron zakonisht në vende të fshehura, ku është më e madhe mundësia e ekzistencës së mikrobeve. Me siguri nuk e kishit menduar se tharësja e flokëve do të ishte objekti më i infektuar në një dhomë hoteli. Kështu që merrni masa që tharësen e flokëve ta merrni vetë