Barcelona kërkon zëvendësuesin e Neymarit, kushton 100 mln Euro

Gjithçka po shkon drejt finalizimit pasi Neymar ditën e sotme pritet të kompletojë transferimin drejt PSG-së.

Barcelona tashmë ka nisur një fushatë për të gjetur pasardhësin e brazilianit që do të ndihmojë repartin e sulmit.

Sipas të përditshmes sportive katallane “Sport” Barcelona po mendon që t’i bëjë ofertë Atletico Madrditi për Antoine Griezmann i cili mund të kushtojë 100 milionë euro.

Sulmuesi francez pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Kandidatë të tjerë për të zëvendësuar Neymarin janë: Philippe Coutinho (Liverpoo), Eden Hazard (Chelsea) ose Dele Alli (Tottenham).

/ SYRI.net /

Image