“Tifozat Kuq e Zi”: Protestë masive para Kryeministrisë për Ballistin

Tifozat Kuq e Zi kanë mbështetur organizimin e një proteste kundër ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi nga shteti kroat. Ata në faqen e tyre në Facebook, kanë bërë thirrje që sot nga ora 19:00 të protestohet te Kryeministria në Tiranë.

Reagimi i Tifozave Kuq e Zi:
Të gjithë u ndjemë krenar mbrëmjen e 14 Tetorit kur mbi qiellin e Beogradit u ngritën heronjtë tanë mbi një dron. Të gjithë iu gëzuam tre pikëve të Beogradit. Këto ndjenja na i dhuroj Ismail Ballist Morina por ai prej asaj dite edhe pse një hero për shqiptarët vetëm është endur burgjeve dhe gjykatave.
Më e fundit është se Kroacia ka pranuar ekstradimin e tij drejt Serbisë. Nesër duhet të bashkohemi në një protest massive përballë kryeministrisë për të kundërshtuar këtë vendim dhe për të nxitur kryeministrin të reagoj për Ballistin. Duhet të tregojmë se jemi bashkë, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë se jemi me Ballistin, të tregojmë se ne do e bëjmë luftën tonë për ta mbrojtur dhe lartësuar Ballistin.
Pa dallim feje, krahine e tifogrupi nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër.
29.07.2017
Te Kryeministria
Ora : 19:00