Lajme të mira për vizat amerikane, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcjellë një lajm të rëndësishëm për vizat amerikane.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ajo njofton të gjithë studentët se tashmë nuk është e nevojshme të kthehen në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën.

“Studentë, vini re – nuk është e nevojshme të ktheheni në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën. Megjithatë, nëse ktheheni në Shqipëri gjatë verës dhe viza juaj skadon apo ka skaduar, sigurohuni që të nisni procesin e rinovimit të vizës të paktën tre javë para se të udhëtoni. Ndonjëherë mund të ketë vonesa gjatë procesit dhe ju nuk do të doni të vonoheni!” shkruhet në postimin e ambasadës.