Francezja “L’Equipe”: Akord total mes Neymar dhe Paris Saint Germain

Nëse ndjesitë nga Shtetet e Bashkuara, ku tani po stërvitet Barcelona, janë të këqia rreth të ardhmes së Neymar, në Francë ardhja e tij në Paris është e sigurtë.

E përditshmja francize “L’Equipe” ka siguruar që marrëveshja mes futbollistit dhe Paris Saint Germain është arritur, e tani ekipi francez po përpiqet të negociojë me Barcelonën një dalje me shifra jo shumë të larta.

Ndërsa Neymar u bë sërish protagonist në ndeshjen miqësore përballë Manchester United duke shënuar sërish për Barcelonën.

“Çdo gjë duket e rregulluar, për të kryer transferimin e shekullit. Me fjalë të tjera, klubi dhe lojtari janë plotësisht dakort për kontratën e kalimit të tij në Paris” shkruan L’Equipe.