Zjarret në vend, Ministri Demiraj ka një apel për qytetarët

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, pas prezencës në Ibë, nga ku ndoqi punën për shuarjen e zjarrit, thotë se të gjitha shërbimet e shtetit po punojnë intensivisht.

Ai shkruan se:”Zjarret në të gjithë Shqipërinë po shkatërrojnë shumë pyje dhe prona private. Ministria e Brendshme, emergjencat civile, shërbimet zjarrfikëse, forcat e armatosura, Viva Copter, pushteti lokal, etj. po punojnë me intensitet”.

Gjithashtu ai u ka bëri një apel qytetarëve, ajo për të kontribuar në shuarjen e zjarreve. “I bëj thirrje dhe banorëve që të kontribuojnë gjithashtu në lajmërimin, kontributin dhe vendosjen e zjarreve nën kontroll. Duhet që të gjithë së bashku të punojmë të shmangim dëmet njerëzore dhe materiale”, shkruan Demiraj.