Gjenden të ngrirë në Alpe trupat e çiftit që u zhduk para 75 viteve

Trupat e ngrirë të një çifti zviceran, i cili u zhduk para 75 viteve në Alpe, janë gjetur në një akullnajë të tkurrur.

Marcelin dhe Francine Dumoulin, prindër të shtatë fëmijëve, kishin shkuar për të mjelë lopët në një livadh mbi Chandolinen në kantonin Valais, më 15 gusht 1942 dhe nuk u kthyhen më.

“E kemi kaluar gjithë jetën duke i kërkuar ata, pa u ndalur. Mendonim që një ditë t’iu bënim funeralin që e meritonin,” ëshët shprehur vajza e tyre e vogël Marceline Udry-Dumoulin, 75-vjeçare.

“Mund të them se pas 75 viteve pritje, ky lajm më qetëson shumë,” ka thënë ajo.

Policia në Valais ka thënë se dy trupa me dokumente identifikuese janë gjetur javën e kaluar nga një punëtor në akullnajën Tsanfleuron në një lartësi prej 2.615 metrave.

Tani trupave do t’ju bëhen testet e ADN-së për ta konfirmuar identitetin e tyre.