Berisha: E turpshme ajo që po ndodh në Durrës me shqiptarët e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot bllokimin e autobusëve me pushues nga Kosova në zonën e Durrësit. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se ky është një akt i turpshëm i autoriteteve lokale.

Postimi i Berishës në Facebook:

Qendrimi ne Durres i autoriteteve zyrtare ndaj shqiptareve te Kosoves, eshte nje turp kombetar!

Te dashur miq, Autoritetet e Durresit u kujtuan pas 15 vitesh qe te bllokojne per autobuzet qe vijne nga Kosova rrugen Pavaresia, duke ju veshtiresuar shume sistemimin ne apartamentet dhe hotelet e prenotuara per te kaluar pushimet dhe qe jane ne te dy anet e kesaj rruge.

Ky eshte nje akt i papergjegjshem intimidues dhe i turpshem jo vetem i autoriteteve lokale te Durresit por dhe i atyre qendrore.

Shqiptaret nga Kosova, prej ndofta mbi 15 vitesh zene vendin e pare dhe perbejne mbi 70% te turisteve ne Shqiperi. Ata derdhin çdo vit qindra milione euro ne ekonomine shqiptare.

Te bllokosh rrugen dhe t’u veshtiresosh atyre sistemimin ne mjediset e prenotuara, nderkohe qe mafia me xhama te zeza kercenon cdo dite jeten e kalimtareve ne ate rruge, deshmon se je pjese e mafies.

Duke denuar me ashpersi kete akt te papergjegjshem te zyrtareve qe i ka zhveshur mafia nga çdo njerezi dhe pergjegjesi, kam bindje se shqiptaret e Kosoves e kane te qarte se keto qendrime nuk kane asgje te perbashket me ndjenjat vllazerore, respektin e palekundur te qytetareve te Durresit dhe mbare Shqiperise ndaj tyre dhe i bej thirrje qytetareve te Kosoves te mos e ngaterrojne kete! sb