Vetëm kjo grua mund ta bëjë këtë me gjarprin helmues mbi 2 m

Ky është momenti kur një grua e patrembur ecën në mes të rrugës dhe kapën një gjarpër të madh që po bllokon trafikut. Dhjetëra njerëz qëndrojnë duke shikuar.

Pitoni vdekjeprurës mbi 2 metra i gjatë shkaktoi panik teksa u përplas në mes të rrugës në Rio de Janeiro të shtunën në mbrëmje.

Kamionët dhe makinat që udhëtonin në të dyja drejtimet e rrugës u ndalën me shpresën se gjarpri do të largohej.

Por, një grua e patrembur me pantallona të shkurtra ecën me qetësi drejt zvarranikut për ta kapur atë nga koka dhe për ta mbështjellë mbi supet e saj.

Gruaja e lëshoi pak momente më vonë gjarprin në një shkurre anës rrugës, për të çliruar kështu trafikun.

Vëzhguesi Paulo Vincent, i cili filmoi videon teksa udhëtonte me motoçikletën e tij, tha se të gjithë ata që panë aktin, thanë: “Uauu, çfarë gruaje trime, ndërsa burrat prisnin për një zgjidhje tjetër të problemit”.http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2017/07/05/6796242992514550061/640x360_MP4_6796242992514550061.mp4