Kunati i Bashës padit ndërtuesin që e akuzoi për gjobëvënie

Pas konfliktit të nisur për prishjen e lulishtes tek ish-parku i autobusave dhe përfshirjen e kunatit te kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka ardhur padia nga ana e Erion Isufit.

Isufi ka paditur në Gjykatën e Tiranës ndërtuesin Armando Lilo për shpifje.

Isufi kërkon dëmshpërblim në masën 1.000.000 lekë, përgënjeshtrim të lajmit nga Lilo dhe fshirjen e lajmit nga rrjeti social Facebook.

Padia vjen pas akuzave që ndërtuesi Armand Lilo i drejtoi kreut të PD-së Lulzim Basha se ky i fundit gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës i kishte dërguar kunatin, Erion Isufi për të marrë një pjesë të truallit në formë gjobë.