10 vende të rralla që shumë turistë nuk i njohin

Shumë vende të bukura në botë nuk janë destinacione të njohura për turistët. “Bright Side” tregon 10 vende sekrete të planetit tonë, për të cilat shumë turistë nuk kanë dëgjuar për to. Mos e humbni shansin t’i hulumtoni të parët

Blagaj, Bosnjë-Hercegovina

Blagaj është një fshat i vogël me ujëvara dhe e rrethuar nga ujëra të kaltra. Shtëpi të bardha komode dhe një manastir ndodhen në një shkëmb. Ky është një vend i shenjtë për dervishët dhe sufistët që e kanë ndërtuar fshatin në këtë cep parajse.

Huacachina, Peru

Huacachina është një qytet oaz në mes të një shkretëtire të madhe. Popullsia e qytetit është rreth 200 persona, kështu që ju mund ta ndieni veten të shkëputur nga bota atje. Gjithashtu, ju mund të ngisni një “sandboard” në kodrat peruane.

Hidden Beach, Marieta Islands, Meksikë

Hidden Beach është një plazh sekret me ujë të pastër dhe me një larmi të madhe zogjsh. Pas velave, nëpër një labirint të shpellave nënujore, ju do të zbuloni një plazh të mrekullueshëm i humbur në thellësitë e ishullit.

Isola Bella, Itali

Pa dyshim, Isola Bella, një ishull italian në liqenin Maggiore, është një nga më të bukurit në botë. Pallati madhështor Borromeo, një kopsht me ngjyra, tarraca dhe burime zënë pothuajse tërë vendin e vogël. Për më tepër, ju do të jeni në gjendje të shihni pallonj të bardhë, të njohur ndryshe si zogj mbretërorë, që enden ngadalë në kopsht.

Flores Island, Portugali

Flores Island është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ka një park kombëtar me florë dhe faunë unike. Ajo është e vendosur në pikën më perëndimore të ishujve Azora pranë bregut të Portugalisë. Flores Island do të thotë “ishulli me lule” në portugalisht, sepse pothuajse i gjithë territori i saj është i mbuluar me lule të ndryshme shumëngjyrëshe. Gjithashtu, ka burime natyrore, laguna, fusha me oriz, fshatra komode, liqene, vullkane dhe shpella me famë botërore.

Dera për në ferr (Darvaza Crater), Turkmenistan

Ky krater gjigant është me diametër 60 metra dhe 20 metra thellësi. Vendasit e quajnë këtë vend “dera e ferrit.” Gjeologët zbuluan rastësisht gurore me rezerva të mëdha të gazit natyror. Në mënyrë që të shmangin efekte të dëmshme për njerëzit dhe bagëtinë, gazi u dogj. Zjarri ishte menduar që të dilte pas disa ditësh, por ajo u dogj për 45 vjet. Ky fenomen unik dhe interesante tërheq turistë nga e gjithë bota.

Parku kombëtar Lencois Maranhenses, Brazil

Parku kombëtar Lencois Maranhenses (Lençóis Maranhenses) është i vendosur në bregdetin e Oqeanit Atlantik, në verilindje të Brazilit. Çdo vit, pas sezonit të shirave, mijëra laguna paraqiten në mesin e dunave të rërës. Duket thjesht magjike! Ndërsa mbetet një mister se si peshqit dhe gaforret kanë arritur këtu pas thatësirës vit pas viti. Koha më e mirë për të vizituar Lencois Maranhenses është nga korriku deri në shtator, kur laguna ka arritur kapacitetin e saj të plotë.

Setenil de las Bodegas, Spanjë

Qyteti i vogël i Setenil ka qenë i vendosur në një shkëmb në jug të Spanjës për tetë shekuj. Vendasit e quajtën atë “një qytet nën shkëmbinj”. Muret dhe kulmet e shtëpive janë pjesë e shkëmbinjve të mëdha. Ata mbrojnë vendasit nga dielli përvëlues dhe era.

Shpella e Saint Marcel d’Ardeche, Francë

Ky vend u gjet në vitin 1836 nga një gjahtar francez. Shpella e Saint Marcel-d’Ardeche është e vendosur në rajonin e Rhône në alpet franceze. Ky është një rrjet i madh i shpellave me ujë si kristal të qartë dhe shkëmbinj me ngjyra.

Shpellat Marble, Kili

Shpellat prej mermeri janë vendosur në një gadishull në liqenin Carrera në Kili. Ky rrjet shpellash të lë pa frymë. Ai është krijuar nga uji për mijëra vjet. Këto mure mermeri si vorbull janë tepër të bukura.