Konfirmohet: Sadiku pranë transferimit te klubi i njohur i Championsit

Menaxherja e njohur izraelite, Viki Vaknin ka konfirmuar se Armando Sadiku është shumë pranë transferimit te klubi i Makabi Haifas.

Në një prononcim për ‘panorama sport’ Vaknin ka thënë se bën ndërmjetësen mes dy klubeve: Makabit dhe Zyrihut.

“Po është e vërtetë që ka një interesim konkret nga ana e klubit të Makabi Haifas kundrejt Sadikut. Deri tani bisedimet kanë ecur mirë, jo vetëm mes klubit dhe lojtarit, por edhe mes dy klubeve sa i përket vlerës së kartonit.Megjithatë ka ende punë për të bërë sa i përket përfundimit zyrtar të marrëveshjes. Nuk mund të them më tepër detaje sepse nuk jam e autorizuar nga asnjë prej palëve”, u shpreh ajo.