FOTO/ Sanchez tek Bajerni? Arsenali zyrtarizon largimin e kilianit

Tashmë gjithçka është zyrtare. Alexis Sanchez sezonin e ardhshëm nuk do të jetë lojtar i Arsenalit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ka nxjerrë në shitje fanellën e Danny Welbeck me numrin 7, atë që kishte kiliani më parë.

Sanchez ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe ka qenë i lidhur fort me një largim nga “Emirates Stadium”.

Bajerni i Mynihut qëndron në “pole position” për të nënshkruar me kilianin që kërkohet me ngulm nga gjigantët e Premier Leagues: Manchester City dhe Chelsea.

Image