FOTO/ Ndahet nga jeta futbollisti i mirënjohur durrsak

Është ndarë nga jeta ish-portieri i famshëm i Lokomotivës së Durrësit, sot Teutës. Naim Dollaku ka ndërruar jetë një ditë më parë, ndërsa sot në orën 14:00 ai përcillet për në banesën e fundit.

Naimi vuante nga zemra. Ka qenë edhe operuar, por kohët e fundit bënte një jetë shumë të rregullt dhe me terapinë specifike.

Humbja e tij e papritur ka shokuar tërë opinionin sportiv dhe qytetar të Durrësit. Shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe shokëve. I paharruar do të mbetesh Naim Dollaku.

Image

Kush ishte Naim Dollaku?

Naimi ne moshen 15-16 vjeçare aktivizohet me te rinjte e Durresit, duke qene zbulim i trajnerit te moshave per kohen Fiqiri Dervishi. Ishte viti 1965. Eshte aktivizuar 4 vite me te rinjte, duke u vleresuar pas nje ankete portjeri me i mire ne Shqiperi per kete kategori moshash.

Ne vitin 1967, ne Durres per 10 muaj erdhi te punoj trajneri i famshem Loro Boriçi dhe menjehere e perfshiu Dollakun ne ekipin e pare. Pas kryerjes se sherbimit ushtarak, Naim Dollaku kthehet ne Durres prane Lokomotives se tij te zemres dhe luan si portjer i pare duke zevendesuar portjerin e shkelqyer Teli Ciko. U largua nga futbolli ne vitin 1982.

Gjate karrieres se tij sportive me Lokomotiven, ai eshte drejtuar nga trajneret Refik Resmja, Abdulla Duma, Petraq Ikonomi, Nysret Shyti. Por siç kujton Naim yne i shtrenjte, vitet me te arta te Lokomoves se ketij dhjetvjeçari (1970-1980), ishin nen drejtimin e te mirnjohurit Skender Jareci.

Te paharruara mbeten per Dollakun, dy ballafaqimet me Labinotin e Elbasanit, ne finalen e Kupes se Shqiperise ne vitin 1975. Formacioni i Teutes ne ate kohe ishte: Naim Dollaku ne porte, ne mbrojtje Kristaq Toçi, Osman Kapidani, Josif Ristani, Niko Jani, ne mesfushe Edmond Miho, Edmond Pasha, Agim Likmeta, Alfred Filjari dhe ne sulm Agim Bulku dhe Fatmir Hima. E vaçanta e Naim Dollakut ka qene suksesi ne pritjen e penalltive.

Nga 25 te tilla, Dollaku yne ka pritur 19. Naim Dollaku mbetet nga figurat me popullore ne futbollin durrsak, pasi ka qene shume masovik dhe gojeembel.

Humbja e tij e papritur ka shokuar tere opinionin sportiv dhe qytetar te Durresit. Nxitoj te shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermeve, miqve dhe shokeve. I paharruar do te mbetesh Naim Dollaku. Kujtimi per ty, detyra e jone e perhershme. /Durreslajm