Dortmundi i vendos ultimatum Aubameyangut

Dortmundi nuk i ka lënë shumë kohë të mendohet sulmuesit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas “Sport Bild”, verdhezinjtë i ka bërë me dije ish sulmuesit të Milanit që të vendos për të ardhmen deri në fund të muajit korrik.

Përveç Real Madridit, kohët e fundit golashënuesi më i mirë në Bundesligë kërkohet nga PSG, Liverpool dhe Manchester City.

Kujtojmë që Aubameyang ka një kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020.

Image