Bushati: PD e nënvlerësoi bastionin e saj, nuk jua ktheu besimin

Drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Shkodrës Ditmir Bushati takoi banorë të fshatit kufitar në Muriqanit. Ai tha se këto zgjedhje duhen vlerësuar si historike për Shkodrën, ndërsa theksoi nënvlerësimin e treguar nga demokratët për ato zona që i kanë konsideruar si bastione.

“Kjo eshte familja jone dhe ata qe jane jashte kesaj familje nuk do jene prane halleve tuaja neser”.

Keshtu u eshte drejtuar banoreve te fshatit kufitar te Muriqanit, Ministri i Jashtem Ditmir Bushati i cili u ka kerkuar votuesve te Anes se Malit qe ti vleresojne keto zgjedhje si nje kthese historike per Shkodren.

Ministri Bushati duke njohur problematikat e zones dhe fermereve shkodrane ne pergjithesi ka premtuar qe ekipi qe ai drejton do te jape llogari neser per punet e marra përsipër, sepse modeli i Partise Socialiste eshte ai i punes.

Kundershtaret, tha Bushati, i kanë nënvlerësuar ato zona që i kanë marrë të mirëqëna si bastione, pa ua kthyer besimin zgjedhësve me projekte, investime dhe zhvillim.