Horoskopi i Dashurisë 14 Qershor 2017

Dashi-Edhe pse tashmë jeni të bindur se po shkoni në drejtimin e duhur në jetën private miqtë tuaj mund të mos jenë dhe aq të sigurt për rrugën që po ndiqni. Mos lejoni që dyshimet e tyre t’ju ndalojnë të kërkoni më të mirën.

Demi-Dëshira për të mësuar të vërtetën nga një takim romantik nuk do të ketë rezultate shumë pozitive. Korrigjoni gabimet tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur ose lidhja nuk do të ketë rezultatet e duhura.

Binjakët-Do kaloni një ditë jo të mirë dhe do të mund në mësoni disa lajme jo shumë pozitive në shoqëri. Jeni të etur për t’u bërë përshtypje të tjerëve por nëse e teproni me veprime, do të merrni zhgënjime nga të tjerët.

Gaforrja-Mund të bindni veten se po shkoni në një drejtim të veçantë në marrëdhënien tuaj por e vërteta që duhet të shihni është se jeni të dy në rrugë të ndryshme. Ky duhet të jetë momenti juaj për të kërkuar dhe për të gjetur të vërtetën e cila do t’ju ndihmojë më vonë.

Luani-Po përpiqeni shumë që të merrni një rezultat pozitiv për të ardhmen në marrëdhënien tuaj, por nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të dëshpëroheni shumë. Nëse e gjeni veten në një bisedë serioze me partnerin tuaj duke dëgjuar më shumë se sa duke folur, do të mund të ndihmoni veten për më tepër besim.

Virgjëresha-Kohët e fundit jeni bërë më vigjilent ndaj njohjeve të reja. Ndoshta e keni përballë në ambientet e punës por nuk e vini re. Bëhuni më të vëmendshëm pasi nëse bëni një hap të tjerat janë më të thjeshta. Filloni e balancojini gjërat e zemrës.

Peshorja-Jeni shumë të lidhur me dikë që tashmë i përket të kaluarës suaj, por nuk po mundeni të shihni perspektiva të reja. Sa më gjatë që të përpiqeni të gjeni një balancë me veten tuaj aq më shumë do të mund ta ngatërroni jetën.

Akrepi-Do të ndjeni nevojën të mbështeteni emocionalisht tek partneri juaj, keni nevojë për ngushëllim, por këtë ngrohtësi nuk do ta gjeni. Do të ndiheni të braktisur e nuk do të doni të mbështeteni askund tjetër.

Shigjetari-Kohët e fundit po ndjeni disa pasiguri në marrëdhënien tuaj. Përpiquni shumë me veten tuaj që të bëni një bisedë të fortë dhe shumë të hapur me partnerin tuaj. Do të ndiheni konfuz, e do të kërkoni shpjegim për çdo veprim.

Bricjapi-Imagjinata është një faktor kryesor në çështjet e zemrës. Mos e mbyllni – përdoreni atë. Zakonisht është entuziazëm shumë i bukur të qëndroni në renë romantike. Mos e largoni atë, mundohuni të krijoni hapësirë njohjeje.

Ujori-Romanca kërkon një sasi të caktuar imagjinate për ta bërë sa më të vërtetë, por kohët e fundit iu ka munguar kjo ndjesi. Sinjale të reja po iu vijnë për një njohje të vjetër e cila mund të ketë gjëra pozitive.

Peshqit-Dikush mund të dëshirojë t’ju nxjerrë nga vetvetja sot e të largoheni nga ambientet e zakonshme. Mendohuni dy herë para se të veproni pasi mund të keqkuptoheni. Zakonisht bota juaj kërkon shumë balancë dhe nuk po mundeni ta vini në një vijë lineare.