15 studentë të helmuar, shkojnë natën në urgjencë. Zbulohet shkaku

Gjatë natës 15 studentë kanë shkruar me urgjencë te Infektivi në QSUT në Tiranë me shenja të qarta helmimi. Policia njofton se “rreth orës 01:04, në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 studente të toksikuar”.

Njoftimi paraprak

Më datë 14.06.2017, rreth orës 01:04, në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 studente të toksikuar. Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë. Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës. Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.