Gjysmë ton drogë nga shqipëria, sekuestrohet në Greqi

Më shumë se gjysmë ton drogë është kapur nga autoritetet greke në kufi me vendin tonë. Sipas mediave helene, bëhet fjalë për 569 kilogramë kanabis, e cila u gjet e fshehur në një zonë pyjore në Janinë.

Droga vinte nga Shqipëria dhe trafikantët e kishin fshehur në këtë zonë, me qëllim trafikimin e saj më pas në Greqi.

Kanabisi ishte i ndarë në 302 pako, ndërsa autoritetet zbuluan gjithashtu edhe 3.9 kilogramë vaj kanabisi. Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.