Kriza e emigrantëve në Mesdhe mbledh krerët e policive në Europë

Krerët e Policisë së 9 vendeve europiane si Italia, Francia, Malta, Grecia, Spanja, Kroacia, Sllovenia, Qipro e Portugalia janë mbledhur në ishullin e Lampeduzës në Itali për të marrë pjesë në Konferencën e parë Ermes (European relationship for mediterranean Security).

Në qendër të këtij takimiu diskutuan problematikat e lidhura me krizën e emigrantëve në Mesdhe si dhe mbi përballimin e rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar në emigracionin klandestin përmes Mesdheut.

Krerët më të lartë të sigurisë së 9 vendeve europiane në Mesdhe vendosën të elaborojnë një strategji të përbashkët në bashkëpunim me autoritetet europiane e organizmat ndërkombëtar për të luftuar emigracionin klandestin si dhe në politikat për riatdhesimin e emigrantëve të parrgulltë.

Për këtë qëllim do të realizohen projekte të financuara nga fondi europian për formimin profesional të forcave të rendit të vendeve të treta të prekura nga flkusi i emigracionit klandestin duke u vënë në dispozicion mjete e ekuipazhe për të përmirësuar aftësinë e tyre operative.

Në Konferencën e Parë “Ermes” e drejtuar nga Kreu i Policisë Italiane Franco Gabrielli, u analizuan linjat pragmatike për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar me anë të përmirësimit të teknikave të shkëmbimit e shpërndarjes së informacioneve mes shërbimeve të inteligjencës e forcave të rendit si dhe me anë të monitorimit konstant të fenomenit terrorist.

Vëmendje iu kushtua dhe luftës kundër organizatave kriminale që përmes Mesdheut trafikojnë armë, drogë e qënie njerëzore.

Krerët e policisë së 9 vendeve europiane vendosën gjithashtu të ndërmarrin një seri iniciativash për të përmirësuar formacionin mbi teknikat investigative e inovacionet teknologjike në fushën e cybercrime.