Këshilltari i LSI-së shpërthen në akuza ndaj Ramës: LSI s’mund të marrë përgjegjësi për drogën e Tahiri, për koncesionet e Beqes apo…

Këshilltari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Kaba i kthen përgjigje të ashpër kryetarit të PS-së Edi Rama, i cili theksoi para banorëve të Gjirokastrës se LSI nuk merr asnjë përgjegjësi për ato që nuk shkojnë në qeverisjen e vendit. Kaba i kujton Ramës “bëmat” e ish-ministrave të tij, teksa shprehet se LSI-ja nuk mund të marrë përgjegjësi për drogën e Saimir Tahirit, koncesionet e Ilir Beqajt, apo edhe për taksat e qytetarëve të vendosura nga Lindita Nikolla përmes reformës së saj në arsim.

Reagimi i plotë i Dritan Kabës në rrjetet sociale

Rama: LSI s’merr përgjegjësi për ato që nuk shkojnë!?

Po për çfarë të marrë përgjegjësi?! Për drogën e Tahirit, koncensionet e Beqes, apo për taksat e qytetarëve që Nikolla, me çorbën e gatuar të emërtuar “reforma në arsim” ja jep universiteteve private?!