“Saimir Tahiri mbushi Shqipërinë me drogë dhe bën filozofin”

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sulmuar sot LSI-së duke u shprehur se PS duhet të qeverisë e vetme. Këshilltari i deputetëve të LSI, Dritan Kaba shkruan në Facebook se Tahiri nuk mund të bëjë “filozofin” pasi mbushi gjithë vendin me drogë.

Postimi i plotë i Dritan Kabës në Facebook:

“MBUSHI SHQIPERINE ME DROGE DHE BEN “FILOZOFIN”

Na paska folur Tahiri, ne rolin e “filozofit” politik.

Por para se te “filozofoje” politikisht a ju ka kerkuar falje prinderve te adoleshenteve qe ju mbushi gjimnazet e 9 vjecaret me hashash?!

Sot eshte 1 qershori, ne vend te dale e t’ju kerkoje falje femijeve shqiptare qe jua solli drogen ne cdo oborr shkolle, ben protagonistin.

Qe te kuptoje edhe njehere fjalen “tafma” i them, se ishte pikerisht tafmaja e tij qe gjelberoi Shqiperine me droge ne cdo cep. Ishte tafmaja e tij qe krimi i organizuar u ndje me rehat se asnjehere tjeter ne kete vend. Ishte tafmaja e tij qe detyroi Departamentin e Shtetit dhe Europolin, sebashku me mediat me prestigjoze boterore te cilesonin Shqiperine si Kolumbia e Evropes.

Gjate kohes qe ishte minister i brendshem i dha shkollat me “koncension” grupeve kriminale.

Asnje i arrestuar ne gati 4 vite qe ishte minister nga keta shites se vdekjes.

Kush ka femije nuk mund te votoje per kete rrezik te rinise dhe te ardhmes se vendit.

E do timonin i vetem qe te mos kete njeri qe ta shqetesoje dhe t’i levize nga kursi avonet e krimit te organizuar, skafet e trafikanteve, kamionet e toneve te droges. Te mos e shqetesoje njeri ne kete sipermarrje faraonike.

Ishte kjo tafma e tij qe beri ministrin pasardhes te shkarkonte te gjithe kupolen, po po kupolen e tij, per lidhje me trafikun e droges.

Por me 25 qershor besoj se qytetaret e pergjegjshem, rinia e rrezikuar nga droga qe “lulezoi” per tafmane e Tahirit, do i kthejne kusurin e shqetesimeve qe kane kaluar nga “koncensionet” e krimit dhe tafhmaja e tij”.