Kush është ish-Miss Universi, protagoniste e videos së këngës “Despacito” (Foto+Video)

 Zuleyka Rivera është vajza super seksi, protagoniste e videos së këngës, “Despacito”, të Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, e cila ka arritur deri në 700 milionë klikime në Youtube.

30-vjeçarja, në vitin 2006 u zgjodh Miss Portoriko dhe po atë vit Miss Universi. Në vitin 2007 debutoi si aktore në një telenovelë meksikane “Dame Chocolate” shkruan Corriere.it.

Për sa i përket jetës sentimentale modelja bukuroshe në vitin 2012 ka qenë e fejuar me basketbollistin, J.J. Barea me të cilin pati dhe një djalë. Marrëdhënia e tyre përfundoi një vit më vonë. Fotot e 30-vjecares janë marrë nga rrjetet sociale.
(er.cu/BalkanWeb)