LSI reagon ashpër ndaj akuzave të Bashës: U rrit këlyshi me votat tona dhe u bë qen

Akuzave të artikuluara sot nga Saranda të liderit të PD-së, Lulzim Basha ndaj LSI-së, i ka ardhur përgjigjja.

Këshilltari pranë grupit të LSI-së, Dritan Kaba nëpërmjet një statusi në Facebook i përgjigjet Bashës për mesazhin që i dërgoi LSI-së se koha e matrapazëve ka marrë fund në politikë dhe se s’ka më “shit qen, e bli këlyshë”.

Kaba ia kthen me të njëetën monedhë kryedemokratit Lulzim Basha, duke i thënë se ishte “këlysh” kur u bë kryetar bashkie me votat e LSI-së, ndërsa tani që u rrit e u bë “qen” rri duhe lehur.
Kaba
“Ishte këlysh që kuiste, kur u bë me votat e LSI-së kryetar bashkie, tani që u rrit e u bë qen, rri duke lehur”,- thotë Kaba.