Tronditet Vlora, shkon në 2 numri i të vrarëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës këtë pasdite pasi një atentat me armë ka ndodhur në qendër të qytetit në zonën e njohur si “Sheshi i flamurit”. I vrarë në një atentat me armë ka mbetur kreu i OSHEE-së Roland Saliu.

Lapsi.al mesoi se viktima tjetër është Erves Hysani, pronar i nje TV lokal, i nje lokali dhe nje hoteli ne qytet. Viktimat kane qene ne nje tavoline. Jane pare 2 autorë te cilet kanë qenë të armatosur me kallashnikov. Ata nuk kanë nguruar të kryejnë aktin pavarësisht se zona ishte e tejmbushur me njerëz.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se autorët kanë qenë të maskuar. Automjeti i autorëve, është gjetur i djegur në fshatin Panaja të Vlorës. Policia ka blinduar qytetin ne te gjitha hyrjet dhe daljet. Burimet thone se edhe vete ministri i ri i brendshem eshte nisur drejt vendit te ngjarjes.