Kjo ishte festa e çmendur e Realit mbrëmë në Madrid

Real Madridi ka fituar titullin në Spanjë për herë të parë pas pesë vjetësh

Los Blancos e arritën këtë në xhiron e fundit në La Liga, të cilët pavarësisht se kishin nevojë vetëm për një pikë për t’u shpallur kampion, fituan krejtësisht ndaj Malagas.

Menjëherë pas ndeshjes, në “La Rosaleda” shpërtheu festa për këtë trofe që kaq shumë i ka munguar Real Madridit.

Kjo festë u zhvendos në “Cibeles” pas mesnate, ku lojtarët e Realit festuan së bashku me tifozët e shumtë që ishin mbledhur në qendër të Madridit.

Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë (tri më shumë se Barcelona), ku në 38 ndeshje ka arritur të shënojë 106 gola, derisa ka pranuar 41.

Gjatë këtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Zinedine Zidane ka thyer rekorde të shumta në stolin e Real Madridit dhe në xhiron e fundit ndaj Malagas theu edhe një tjetër.

Reali i Zidane për herë të parë në histori të klubit e mbylli sezonin duke realizuar të paktën një gol në 38 ndeshje në La Liga.

Tashmë misioni është kompletuar dhe Real Madridi është i tëri në festë.