Tronditet Shqipëria, bien dy tërmete brenda pak orësh

Dy tërmete pas mesnate kanë lëkundur Jugun e vendit. Referuar Institutit të Gjeoshkencave, rreth orës 1:30, në Cerkovic, 17 Km ne J-L të Sarandes, ka rënë një tërmet 3 balle.

Ndërsa tërmeti i dytë 3.6 ballë ka rënë rreth orës 6:30, 9 Km VL të Ballshit, 2.4 km J-P Sinjë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.