Zbulohet firma e Melania Trump dhe njerëzit po çuditen (FOTO)

Njerëzit janë fiksuar me firmën e Melania-s. Përveçse se duket e veçantë dhe elegante, të kujton shumë firmën e bashkëshortit të saj Donald.

“Yahoo” e mori seriozisht situatën, duke iu drejtuar një eksperteje shkrimi me dorë, Sheila Kurtz, e cila gjithashtu ishte e habitur nga firma e Melania-s. Ekspertja prej vitesh studion shkrimin e Donald-it, dhe u habit nga ngjashmëria e madhe.

Çfarë ka ndodhur? Duke jetuar bashkë për një kohë të gjatë, mos janë bërë krejt si njëri-tjetri? Jo; sipas Kurtz-it Melania nuk stilon vetëm veshjen, por edhe firmën.

“Është e stilizuar. Ndoshta kanë punësuar dikë që t’ia mësojë Melania-s ose mund të jetë një vulë. Sidoqoftë, e stilizuar është”,- u shpreh ajo. Siç dihet, shkrimi i dorës është një ndër gjërat ku bazohen ekspertët për të njohur më shumë personalitetin e dikujt. Sipas Kurtz-it, shkrimi tregon se Melania është misterioze e njëherësh, inteligjente.

“Kur dikush shkruan në një mënyrë të palexueshme, do të thotë se ai nuk do ta lexojnë”, shpjegon ekspertja, “Gërma e parë zgjatet lart, është shumë e mprehtë. Po kështu edhe gërmat e fundit të emrit të saj janë shumë të mprehta. Melania është inteligjente, e shkathët dhe mëson shpejt”.