Dhunoi nënën, këngëtarja e njohur shqiptare dënohet me burg

Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari u shpall fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe gjykata e dënoi me 6 muaj burg. Një konflikt pronësie është bërë shkak i një maratone problemesh për këngëtaren e njohur shqiptare Eda Zari.

Mamaja e saj, Zhane Zari deklaroi publikisht se këngëtarja kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet, pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari. Akuzat, që asokohe bënë bujë në media, u shoqëruan me një përballje nënë e bijë, që sipas Zhane Zarit, degjeneroi me dhunë.

 Pas këtij episodi, këngëtarja e njohur Eda Zari është paditur në Gjykatën e Tiranës për dhunë ndaj mamasë, e cila ka kërkuar edhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Kërkesa është regjistruar më datë 10 maj të vitit të kaluar dhe tashmë, procesi gjyqësor ka përfunduar. Vendimi i gjykatës shpall fajtore Eda Zarin, për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg./Gazeta Shqiptare/