FOTO/ Brad Pitt i’u rikthehet kopertinave

Pas një periudhe të vështirë që kaloi pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Angelina Jolie, aktori i njohur Brad Pitt  është rikthyer në kopertinë e revistës së njohur.

53-vjeçari së fundmi është shfaqur në kopertinën e revistës së famshme “GQ”, për herë të parë që prej ndarjes nga aktorja Angelina Jolie në shtatorin e vitit të kaluar.

Ylli i filmave u paraqit ndryshe në tri ballina të revistës. Për këto foto aktori së bashku me fotografin e revistës kanë udhëtuar në “White Sands National Monument”, “Carlsbad Caverns National Park” dhe “Everglades National Park”.