Shpërthim tritoli pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në zonën e njohur si 9-katëshet.

Burime nga Policia e Tiranës thonë për Syri.net se një automjeti i ishte vendosur lëndë plasëse.

Makina ka qenë tip Smart, e parkuar në një rrugicë në pjesën e pasme të godinës së Prokurorisë.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarjen ndodhen forca të shumta policie.