Kandidati i LSI, Ralf Gjoni: Zgjedhjet pa opozitën nuk i imagjinoj, por pengmarrje nuk mund të ketë

Kandidati i LSI, Ralf Gjoni: Zgjedhjet pa opozitë nuk i imagjinoj, por pengmarrje nuk mund të ketë

Kreu i Sekretariatit Ndërkombëtar të LSI dhe kandidati për deputetë në listën e Tiranës, Rafl Gjoni ka falënderuar forumet e partisë për përfshirjen e tij në listën e zgjedhjeve parlamentare.

Në një postim në Facebook, Gjoni shprehet se “e pranova këtë përgjegjësi të re me kënaqësi sepse e shoh kandidimin si një shans të artë për të qenë pjesë e një ekipi të shkëlqyer plot energji”.

Lidhur me bojkotin e PD-së, Gjoni deklaron se “nuk dua t’i imagjinoj zgjedhjet pa opozitën, por edhe pengmarrje nuk mund të ketë”.

Postimi i plotë në Facebook:

Mirënjohje forumeve te Levizjes Socialiste per Integrim dhe Kryetarit te saj Ilir Meta qe pas Sekretariatit Nderkombetar dhe Drejtimit te Komisionit per Turizmin, me kerkuan te isha pjese e listes se kandidateve per deputet ne Tirane. E pranova kete pergjegjesi te re me kenaqesi sepse e shoh kandidimin si nje shans te arte per te qene pjese e nje ekipi te shkelqyer plot energji qe do dije te perfaqesoje interesat e qytetareve te Qarkut te Tiranes ne Kuvendin e ardhshem te Shqiperise. Bicikleta elektorale nis neser zyrtarisht rrugetimin e saj ne nje terren te helmuar me papergjegjshmeri. Nuk dua t’i imagjinoj zgjedhjet pa opoziten, por edhe pengmarrje nuk mund te kete. Vendi ka nevoje per pozitivitet, per cilesi perfaqesimi dhe per nje drejtim te ri. Ne sot ndjejme barren e pergjegjesise per t’i dhene frymemarrje shpreses se shqiptareve per nje jete me te mire e per nje shans me shume se sa situata e zymte aktuale, te cilen miq, nuk e meritojme…”.